Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e Kryesisë, Elmi Reçica, kanë pritur sot në takim shefin e Misionit të Eulex-it, Lars-Gunnar Wiegemark.
Në këtë takim, kryetari Hoxhaj ka folur me shefin e Eulex-it për Gjykatën Speciale dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
“Shef i Misionit Wiegemark, foli edhe për punën që bën EULEX në monitorimin e gjyqësorit në Kosovë.
Ndërkohë, kryetari Hoxhaj deklaroi qasjen konstruktive të Partisë Demoraktike të Kosovës, e cila edhe pse në opozitë, është gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj në të mirë të shtetit dhe qytetarëve, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Po ashtu, dialogu Kosovë – Serbi, si një proces i cili ka qaluar shumë vitin e fundit, ishte një tjetër temë për të cilën u diskutua. Edhe gjatë kësaj teme, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi që Serbisë t’i bëhet akoma më shumë presion n ë lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë, trupat e të cilëve po zbulohen edhe sot e kësaj dite atje”, thuhet në njoftim.
Në fund, kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për konstruktivitet të plotë me të gjithë ata të cilët punojnë në të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. /Telegrafi/