Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Børge Brende, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Hoxhaj ka falënderuar homologun norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit.
Në këtë takim, Hoxhaj tha se u diskutua për kalimin nga bashkëpunimi politik në atë ekonomik dhe veçmas në atë të sigurisë.
“Biseduam se si të kalojmë nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike në bashkëpunim më të thellë ekonomik. Norvegjia është shtet mik dhe mbështetës i madh i Kosovës. Ka një përvojë në fushën e sigurisë si aktor akiv në NATO. Biseduam si mund ta kemi edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.