Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Bruksel është takuar me komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.
“Takimi i shkëlqyer me Komisionerin Hahn. Kosova ka bërë arritje të mëdha deri më tani dhe ne jemi të gatshëm për të lëvizur në hapin e ardhshëm drejt BE-së”, ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në Twitter.
Hoxhaj gjatë ditës ka konfirmuar për klankosova.tv se pjesë e agjendës së vizitës së tij në Bruksel do të jetë edhe diskutimi për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxhaj i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Bruksel është takuar edhe shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj ka konfirmuar se pjesë e agjendës së tij në Bruksel do të jetë edhe diskutimi për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.