Site icon Telegrafi

Hoxhaj takon delegacionin nga MPJ e Suedisë, pret vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar një delegacion nga Ministria për Punë të Jashtme e Suedisë me në krye Drejtorin Gjeneral për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Johannes Oljelund.

Hoxhaj deklaroi se Kosova i është mirënjohëse Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ne këtë kontekst, ministri Hoxhaj tha se është tejet e rëndësishme që mbështetja e Suedisë të fokusohet në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

“I jemi mirënjohës Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euroatlantike të vendit tonë. Për ne, është tejet e rëndësishme që kjo mbështetje të vazhdojë, duke u fokusuar më shumë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shtuar se Kosova është e interesuar për vazhdimin e mëtejmë të mbështetjes nga ana e Suedisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version