Kosova dhe Maqedonia do ta kenë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ku do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi ndërmjet të ministrive përkatëse.
Përgjegjës për koordinimin e kësaj mbledhjeje është zëvendës kryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, i cili ka marrë mandatin nga kryeministri Haradinaj.
Zëvendës kryeministri Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, me të cilin kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, koordinimin, dhe temat e marrëveshjet që pritet të nënshkruhen.
Hoxhaj është shprehur i kënaqur për vullnetin e të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të mira në mes të të dy vendeve.
Hoxhaj tha se marrëveshjet që do të nënshkruhendo t’i afrojnë më shumë mes vete popujt e Kosovës dhe të Maqedonisë. /Telegrafi/