Site icon Telegrafi

Hoxhaj takon ambasadorin japonez: Marrëveshje me Serbinë vetëm me njohje dhe anëtarësim në OKB

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka pritur sot ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin kanë diskutuar ndër të tjera për ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, vetëm nëse e njëjta përmban njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në bisedën me ambasadorin japonez, zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutuan edhe aktivitetet që janë në organizim e sipër për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version