Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve.
“PDK asnjëherë nuk do ta vendos interesin partiak para atij qytetar dhe të shtetit. E tillë ka qenë sjellja e PDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet.
Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Hoxhaj dhe Reçica e kanë falënderuar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/