Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet ndër-shtetërore të cilat i kanë vlerësuar sit ë shkëlqyera.
Hoxhaj vuri në qendër të vëmendjes jo vetëm lidhjen bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, por edhe lidhjeve mes popujve ku ka përmendur diasporën shqiptare. Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë.
“Sot kam pritur në një takim njoftues, ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e fuqishëm në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, të cilin e kultivojmë jo vetëm në planin bilateral, por edhe si dy popuj që e kanë ndihmuar njëri tjetrin ndër vite, ku shumë kosovarë kanë gjetur strehim në këtë shtet në kohërat më të vështira, por edhe kanë kontribuuar në këtë shtet. Përherë mirënjohës për mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/