Site icon Telegrafi

Hoxhaj takoi drejtoreshën e American Jewish Committee, biseduan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael​

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich, e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Hoxhaj dhe Leibovich kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Izraelit në fusha të ndryshme me interes të përbashkë​t, me theks të vecantë në çështjet ku American Jewish Committee mund të ndihmojë në fillimin e shkëmbimeve mes dy vendeve, siç janë edukimi, ekonomia, turizmi dhe kultura.

“E mirëprita në vizitën e saj të parë në Prishtinë drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich. Diskutim dhe shkëmbime interesante për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe edukimit, por edhe bashkëpunimin me komunitetin hebrej në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Leibovich gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë do t’i takojë edhe krerët e shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version