Site icon Telegrafi

Hoxhaj takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili po qëndron sot në Prishtinë.

Hoxhaj e ka falënderuar Kardinalin Parolin për vizitën në Kosovë, e cila është e para e nivelit të lartë nga Vatikani.

Po ashtu, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Kënaqësi të takohem me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paolin, sot në Prishtinë. E falënderova  për vizitën në Kosovë, e para e nivelit kaq të lartë, si dhe për mbështetjen e Serlisë së Shenjtë për Kosovën, dhe fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Hoxhaj pas takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version