Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, është takuar në Stamboll me ish-kryeministrin, njëherësh ish-ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi.
“Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.