Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin gjerman kanë diskutuar për situatën politike në vend, krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka kapluar vendin tonë.
Ai, gjithashtu tha se biseduam edhe për nevojën që Kosova të organizoj zgjedhje të lira e demokratike.
“Sot prita në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka kapluar vendin tonë dhe botën. Biseduam edhe për nevojën që Kosova të organizojë zgjedhje të lira e demokratike”, ka shkruar Hoxhaj.
“Po ashtu, pjesë e bisedës ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy shteteve. Fola edhe për arsyet e panevojshme të zvarritjes së liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Kosova dhe Gjermania janë partnere të fuqishme dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e dhënë”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/