Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, i planifikuar nga strukturat shtetërore serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.

Lexo po ashtu Drejtori i BIA-s serbe qëndron pas sulmit të Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.

“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.’, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Mëngjesin e së mërkurës u sulmuaa Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë.

Burimet e RTV Dukagjini, kanë mësuar se sulmin e kanë kryer, tifozët huliganë të klubit “Crvena Zvezda”, ku ata janë urdhëruar  nga shërbimet sekrete serbe –BIA. /Telegrafi/

Exit mobile version