Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se Spanja po refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur si arsye procesin e dialogut të Brukselit, kurse në anën tjetër njohu Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në X ka thënë se Spanjës nuk i sjell asnjë nder të jetë në një barkë me Rusinë sa i përket Kosovës.
“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo e njeh Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar ai në rrjetin social X. /Telegrafi/
Spain still refuses to recognize Europe’s newest state, #Kosovo, citing the Brussels dialogue process, yet it recognizes Palestine outside of the Oslo Accords. It brings no honor to Spain & other European states to be in the same boat as Russia on Kosovo. Diplomatic hypocrisy?
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 25, 2024