Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Sonte do të ratifikohet demarkacioni, askush nuk mund ta ndalë këtë

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se si partner të koalicionit janë të vendosur që sonte të ndodh ratifikimi i demarkacionit.

Ai ka thënë se në demokraci debati zhvillohet me pikëpamje politike e jo me metoda të dhunshme.

“Ajo çfarë po ndodh është një situatë absurde. Jemi të vendosur që kjo temë të mbyllet sonte. Këtë proces nuk kanë mundur ta ndalin as para tri viteve dhe nuk do ta ndalë askush as sonte”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se viti 2018 nuk do të jetë vit i tymit por i punës dhe se sonte do ta ratifikojnë demarkacionin. /Telegrafi/

Exit mobile version