Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke luajtur lojë të rrezikshme.
Hoxhaj ka thënë se Vuçiq ka mbledhur të dënuarit për krime lufte, në Nish afër kufirit me Kosovën duke mbajtur paratë me armë të Rusisë.
“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Hoxhaj konsideron se ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën për edhe për fqinjët.
Ai ka shtuar gjithashtu se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës.
Vucic is playing a dangerous game. He gathered convicted war criminals in Nis, in military parade with #Russian weapons near our border. This isn’t only a threat against #Kosovo, but against all neighbors. Clear evidence that Serbia is not a peace-loving but a warmongering nation
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 10, 2019
“Ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën por edhe për fqinjët. Këto janë të dhëna të qarta se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës”.
Agjencia Amerikane AP ka raportuar për paradën ushtarake të mbajtur në Serbi.
Kjo agjenci vlerëson se kjo është një shfaqje e forcës tash kur tensionet me Kosovën janë rritur.
Në këtë paradë ushtarake kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus, që tregon aleancën politike dhe ushtarake në rritje me Moskën.
AP shkruan se tensionet janë rritur në Rajon, pasi Serbia dhe Kosova ende nuk kanë arritur pajtim që nga pas lufta.
Agjencia amerikane vlerëson se çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur në Kosovë.