Telegrafi

Hoxhaj: Serbia po tallet me viktimat e luftës në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj lirimit nga burgu të një serbi i dënuan për krime ndaj shqiptarëve, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e 14 civilëve në Kosovë.

Hoxhaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Serbia po vazhdon të tallet me viktimat e luftës në Kosovë dhe se sipas tij lirimi i kriminelit serb është dëshmi për këtë.

“Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës! Këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën! Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci. Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luaj me nervat e të gjithve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/