Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.
“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiqit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/
Exposed! Serbian lobbying campaigns against #Kosovo through bribing, selling weapons illegally, and similar nasty actions are now confirmed also from #Belgrade. Typical of authoritarian regimes like Vucic’s and a Soviet pawn like Dacic, who continue Milosevic’s policy on Kosovo
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 14, 2020