Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë sot se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në Interpol, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Serbia ka një të kaluar të njohur të keqpërdorimit të njoftimeve të Interpolit.
“Serbia ka një të kaluar të njohur të abuzimit keqpërdorimit të njoftimeve të Interoplit, si një formë agresioni ndaj fqinjëve të saj. Kosova ka një histori të dëshmuar të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”.
Ndryshe, Kosova tash e sa vite synon anëtarësimin në Interpol.
Aplikimin e parë për anëtarësim në INTERPOL, Kosova e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë. Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.
Javën që vjen pritet të votohet rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës kanë lobuar në shtete të ndryshme për të marrë përkrahje që Kosova të jetë pjesë e INTERPOL-it.
Ndryshe, institucionet e shtetit serb në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe organizata tjera të rëndësishme, ku Kosova ka tentuar të anëtarësohet. /Telegafi/
Serbia has a known track-record of abusing w/ @INTERPOL_HQ notices as a form of aggression against its neighbours. #Kosovo has a proven track-record of cooperation w/ int’l law enforcement agencies. Serbia shouldn’t be afraid of Kosovo in INTERPOL, but its unsettled criminal past
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 16, 2018