Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.
Këtë reagim, Hoxhaj e bëri pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazetën prestigjioze “The Economics” ku flitej për shtimin e armatimit nga ushtria serbe, duke e rritur kështu edhe buxhetin për ushtrinë për më shumë se 70 për qind.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Rusia e Serbia kthimin e historisë së dhunës po e bëjnë përmes anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë duke krijuar ushtrinë e saj do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/
Russia & Serbia through their proxy Dodik are seeking the return of history of violence! This is the consequence of arm race in Balkans! Buying weapons by Serbia and RS in BiH establishing its own army will replace weak regional cooperation with strong confrontation! https://t.co/FYsAsc424k
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 28, 2021