Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë.
Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë.
Ai theksoi se resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut.
“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/