Telegrafi

Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta e tensione në bashkëpunim me grupin Wagner

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinë

Hoxhaj ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.

“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, më herët ka përfunduar protesta e djathtistëve serb në Jarnijë, në pikën kufitare me Kosovën.

Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste Damjan Knezheviq, tha se “vëllezërit në veri të Kosovës janë në një presion të madh”, duke thënë se kanë pasur të pamundur t’i bashkohen protestë së stome./Telegrafi/