Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në lidhje me deklaratat që ai bëri së fundmi për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Hoxhaj tha se Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke vazhduar të ndërhyjë si zgjatje e Rusisë në secilin shtet të Ballkanit. Kur flitet për kërcënime, Hoxhaj tha se nuk është FSK-ja, por është ushtria e Serbisë e cila operon nën doktrina anti-perëndimore dhe me armë nga Rusia.
“Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë, në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK-ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha sot se shndërrimi i FSK-së në ushtri përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/
#Serbia remains a threat to the region as continues interfering in each and every neighboring state by acting as an extension of Russia. KSF, a trained multiethnic force by NATO is not a threat. Serbian military, equiped with anti-western doctrine and Russian weapons is a threat
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 29, 2018