Site icon Telegrafi

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Njohja e Kosovës e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për stabilitet në rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq kundër Kosovës, të bëra gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj i ka bërë me dije presidentit serb, Vuçiq se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres, si dhe për të pasur paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në përgjigje të adresimit të Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: njohja e Kosovës është rruga e vetme për të pasur progres, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë fjalimit të tij në AP e OKB-së, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën por do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje tjetër të qëndrueshme, ndërkohë që u ka bërë thirrje shteteve të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Exit mobile version