Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. /Telegrafi/