Site icon Telegrafi

Hoxhaj reagon për situatën në Kamenicë: Qeveria Kurti e Kastrati të ndalin dhunën e tu ofrojnë nxënësve kushte për kthim në shkolla

Foto: Arkiv

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj situatës që ndodhi sot në Shipashnicë të Kamenicës.

Hoxhaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se këto janë përplasje politike ndërmjet qeverisë së Albin Kurtit dhe kryetarit të Kamenicës që po ashtu është zgjedhur nga VV.

“Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale”, tha Hoxhaj.

Lexo po ashtu Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati

Reagimi i plotë:

Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicë si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti.

Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale.

Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version