Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të analistit, filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Qeveria e Serbisë po vazhdon absurditetin e saj! Sot ata ndaluan filozofin e fashmshëm dhe kritikun e artit Shkëlzen Maliqi për të folur në një panel lidhur me “Kosovën dhe Serbinë, 20 vjet bashkëpunim kulturor”. Kjo është kundër normalizimit të marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë menjëherë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe sot, Shkëlzen Maliqit i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë.
Në një prononcim për Telegrafin, Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre. /Telegrafi/
#Serbian Gov continues its absurdity! Today they banned the famous philosopher & art critic Shkelzen Maliqi to speak in a panel about ‘Kosovo- Serbia 20 years of cultural co-op’.This is against normalization of relations & EU should act promptly in implementing Brussels agreement
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 19, 2018