Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.
“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, përcjell Telegrafi.
Today @UNMIKosovo was the voice of Serbia at the #UNSC in NY. #Kosovo must make clear that UNMIK has no role in #Kosovo. It is only platform, used & abused by Russia against our state, by creating tensions internally or attacking us internationally! This has to stop!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 15, 2021
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Ai ka thënë se mungesa e komunikimit ka qenë shtytës i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, duke folur këtu për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa me Serbinë. /Telegrafi/