Site icon Telegrafi

Pas deklaratave të Vuçiqit, Hoxhaj kërkon reagim ndërkombëtar

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Enver Hoxhaj, U.D kryetar i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Miloshevicit në qeverinë serbe.

Lexo po ashtu Vuçiq paralajmëron për një “konflikt me Kosovën si në Nagorno-Karabak”, nëse dështojnë përpjekjet për kompromis

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi siç tha Hoxhaj, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviçit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuçiq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.”, ka shkruar Hoxhaj.

Exit mobile version