Site icon Telegrafi

Hoxhaj: RDK, shtëpia më e rëndësishme politike për të gjithë të rinjtë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është takuar me Rininë Demokratike të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se RDK janë shtëpia më e rëndësishme politike për të gjithë të rinjtë.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

“Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar nga të rinj idealistë të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës, pashmangshëm dhe me kënaqësinë më të madhe do të vazhdojë të mbetet shtëpia më e rëndësishme politike për të gjithë të rinjtë që veten e shohin në politikë. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, takuam një pjesë të Rinisë Demokratike të Kosovës, zëri i të cilëve do të jetë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes tonë në sfidat që na presin. I lumtur me vullnetin dhe angazhimin për të dhënë kontributin e tyre në shtetndërtim. #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version