Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur votimin në parlamentin grek pro marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh çështjen e emrit me Maqedoninë Veriore.
Hoxhaj tha se ky ky hap përmbyll një proces tejet të rëndësishëm për perspektivën evropiane të rajonit.
“Lajm i mirë mbështetja e marrëveshjes së Prespës nga deputetët grekë sot. Ky hap përmbyll një proces të rëndësishëm për perspektivën evropiane të rajonit. Urime Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias”, ka shkruar Hoxhaj në twitter.
Me votën e sotme, marrëveshja e Prespës shndërrohet në marrëveshje ndërkombëtare, si dhe i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e po ashtu edhe progresit të saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.