Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, një ditë pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën tha se qytetarët së shpejti do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se BE-ja e njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave, por sipas tij ende mbetet shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE.
“Në raportin e ri për Kosovën, BE-ja njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave. Së shpejti, qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë. Më shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE”, shkroi Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
Good morning all. In the new country report, EU acknowledges Kosovo’s hard work to lift the visa regime. Soon, our citizens will receive the good news of visa free travel. More work left towards EU accession.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 18, 2018