Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka shprehur optimizmin e tij se do të arrijnë që deri në korrik të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, me çka do t’i hapte rrugë qeverisjes së ardhshme.
“Ma merr mendja që deri në mesin e korrikut, do të mund të konstituohet Kuvendi. Edhe z.Veseli e Haradinaj po punojnë në mënyrë intensive, që të ofrojnë skenarë se si mund të duket shumica e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj
Duke folur për rezultatet, Hoxhaj tha se janë të kënaqur, por që nuk është asgjë për tu shqetësuar.
Ai madje, paralajmëron se PDK, do të kthehet edhe më e fuqishme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Hoxhaj ka thënë se me AAK-në e Nismën, do të funksionojnë si një grup i përbashkët parlamentar.
Lidhur me Grupin Parlamentar më të madh në legjislaturën e ardhshme, Hoxhaj tha se ajo do të jetë e koalicionit që përfaqëson, pasi që nuk beson se do të ndahen partnerët e koalicionit./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hpSRGFUpId8