Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Propozimi i Veselit vlen deri nesër në ora 10:00

Përfaqësuesit e Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), nesër do të marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, por nuk kanë vendosur ende nëse marrin pjesë në seancën e së enjtes.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari I PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai në një prononcim për KosovaPress, ka thëne se propozimi i Kadri Veselit, se ai do të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit me kusht që partitë të tjera ta votojnë Qeverinë Haradinaj, vlen deri nesër në ora 10:00, tha Hoxhaj.

“Qëndrimi jonë është ne të marrim pjesë nesër në takimin konsultativ të partive politike që e ka ftua kryesuesi i seancës së Kuvendit dhe kjo ka qenë edhe marrëveshje që kemi rënë në pajtim në takimin e fundit me kryesuesin. Tek pas këtij takimi ne do të dalim me qartësi të plotë në raport me seancën, e cila është thirre në mënyrë të pa koordinuar me subjekte tjera politike”, tha Hoxhaj.

I pyetur se a qëndron PAN-i prapa propozimit të Veselit, i cili ditë më parë kushte thënë se tërhiqet nga kandidimi vetëm nëse partitë tjera e votojnë Qeverinë Haradinaj, Hoxhaj ka thënë se ky propozim vlen deri nesër.

“Nesër kur ta kemi takimin me gjitha subjektet politike do ta bëjmë publik qasjen tonë. Qëndrimi i PDK-së që kandidatë i vetëm për kryetarë të Kuvendit do të jetë Veseli. Ne qëndrojmë prapa një vendimi që e ka marrë këshilli drejtues i PDK-së, por ju e dini që Zoti Veseli ka dal me një propozim, i cili ka afate deri nesër në orën dhjetë meqë atë propozim unë prezantuar javën e kaluar. Do të shihet se si do të reagojnë partitë të tjera politike”, tha Hoxhaj.

Exit mobile version