Telegrafi

Hoxhaj: Progresi në Kosovë, është konkret!

Hoxhaj ka falënderuar eurodeputetin për mbështetjen që Sllovenia dhe Parlamenti Evropian po japin për Kosovën.

“Ky progres është i matshëm, i krahasueshëm dhe konkret, ashtu siç kërkon edhe vet studimi i fizibilitetit. Ajo që ka ndodhur gjatë këtij viti, por edhe në pesë vjetët e fundit prej shpalljes së pavarësisë, tregon se Kosova është transformuar në një shtet dhe shoqëri demokratike, multietnike dhe evropiane”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, agjenda e vetme e Kosovës është integrimi evropian.

Peterle, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, thuhet në një kumtesë të MPJ-së,duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën. Ai theksoi se Sllovenia do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në përkrahje të Kosovës drejt zhvillimit dhe proceseve integruese në mekanizmat e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/