Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur shkurtimisht për situatën politike në vend.
Pa dhënë shumë detaje rreth numrave për konstituimin e Kuvendit, Hoxhaj ka thënë për RTV21 se së shpejti priten zhvillime pozitive në fushën politike.
Sipas tij, partia e tij është e vendosur të përmbyllë sa më shpejt këtë proces.
Ndryshe, të enjten, skadon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA (PAN), për vazhdimin e seancës konstituive të ndërprerë më 24 gusht.