Site icon Telegrafi

Hoxhaj prezanton planin e PDK-së: Dyfishim të buxhetit për mbrojtje dhe forcimin e FSK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka prezantuar planin e PDK-së për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video adresuar qytetarëve, duke theksuar përkushtimin e tij për përmbylljen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dyfishimin e buxhetit për mbrojtje dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Siguri dhe Mbrojtje me SHBA-të.

Ai gjithashtu ka zbuluar një plan veprimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një hap strategjik për garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë të vendit.

“Vetëm kështu mund ta bëjmë një Kosovë të sigurt, në një Evropë të pasigurt”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, plani i PDK-së në këtë drejtim synon të forcojë aleancat ndërkombëtare dhe të sigurojë mbështetje për avancimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. /Telegrafi/

Exit mobile version