Zëvendëskryetari i PDK-së, Ever Hoxhaj, në takimin e partisë të mbajtur sot në Prishtinë, ka prezantuar 70 pikat e platformës së PDK-së për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Në prezantimin e Hoxhajt, PDK-ja i ka dhënë përparësi zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës, bujqësisë, arsimit, sistemit të drejtësisë – luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe politikës së jashtme.
Në këtë listë të veprimeve konkrete përfshihet krijimi i vendeve të punës, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, drejtësia, shëndetësia, politika e jashtme si dhe fillimi evropian i Kosovës, transmeton “Zeri.info”.
Hoxhaj ka thënë se të gjitha këto veprime kanë të definuara si aktivitete konkrete dhe numër të konsiderueshëm të reformave në funksion të arritjes së qëllimeve të prekshme për mandatin e ardhshëm qeverisës.