Site icon Telegrafi

Hoxhaj pret një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, flasin për prioritet e Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj sot ka pritur në Kuvendi një delegacion të deputetëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Hoxhajt shkruhet ndër të tjera se prioriteti më i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar, në raport me Kosovën dhe Ballkanin, duhet të jetë përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres një delegacion të deputetëve nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët na vizituan në Kuvendin e Kosovës. Në një botë të ndryshimit tektonik gjeopolitik, të kërcënimeve të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i rëndësisë së barabartë me pavarësinë e Kosovës, më 2008-ën.

Prioriteti më i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar, në raport me Kosovën dhe Ballkanin, duhet të jetë përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke e mbështetur anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare, nga OKB deri në Këshill të Evropës, dhe një partneritet më i ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar – ishin këto temat e takimit me delegacionin e deputetëve britanikë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version