Telegrafi

Hoxhaj premton eliminimin e turnit të tretë nëpër shkolla

Ministri Hoxhaj këto komente i bëri në një takimi me gazetarë, ndërsa siguroi qytetarët e Kosovës se më 1 shtator të 2009 në gjithë territorin e Kosovës mësimi do të realizohet vetëm me dy ndërrime.

Sipas tij, MASHT-i në vitin 2009 do të fokusohet në modernizimin e hapësirave shkollore, pajisjen e tyre me kompjuterë, do të fillojnë me ndërtimin e një universiteti të teknologjisë informative, ndërsa në fokus do të kenë cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit, do të vazhdojnë me rishikimin e planprogrameve, rikualifikimin e arsimtarëve, etj. /rtk/