Site icon Telegrafi

Hoxhaj premtoi tri njohje, erdhi vetëm një (Video)

Vetëm një nga tri njohjet e premtuara i erdhi vendit. Kështu mbeti pa u realizuar zotimi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, me të kthyer në postin e vjetër qeveritar, kah mesi i këtij viti.

Për më tepër, tash kur kanë mbet vetëm pak ditë deri në fund të vitit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se është vështirë të arrihen njohjet e planifikuara, njofton Klan Kosova.

Zëvendësministri Murtezaj është zotuar se në vitin 2017, do të ketë përqenderim të plotë tek sigurimi i njohjeve të reja, duke përfshirë edhe pesë shtetet e Bashkimit Evropian, që nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës. /Klan Kosova/

Exit mobile version