Site icon Telegrafi

Hoxhaj i prekur me shpërthimin në Ferizaj

Enver Hoxhaj, PDK

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është shprehur tejet i shqetësuar për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj, nga ku u lënduan 41 persona.

Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun dhe ka thënë se po bëhet gjithçka për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje.

Lexoni të plotë reagimin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Thellësisht i prekur nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë! Kam pasur menjëherë një bisedë telefonike me kryetarin Agim Aliu për të mësuar për gjendjen e fundit dhe u sigurova se po angazhohet maksimalisht për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje. Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetërave të të lënduarve në këtë fatkeqësi. Falenderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrëfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit! Bashkëndjej me familjet e të lënduarve dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë!

Exit mobile version