Site icon Telegrafi

Hoxhaj pranon zyrtarisht notën e njohjes nga Bangladeshi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit më 27 shkurt 2017, ndërsa sot ka marrë notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së Jashtme me 113 letrat tjera të njohjeve”, ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Bangladeshi, në menyrë elektonike më 27 shkurt 2017, nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Exit mobile version