Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të reduktojë takimet periodike për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se misioni i UNMIK-ut është kryer një dekadë më parë dhe dëshmia për këtë është ndërtimi i suksesshëm i shtetit në Kosovë.
Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, tha se Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në Kosovë, njësoj sikurse në vendet e tjera.
“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i rralluar takimet periodike për UNMIKun. Ky mission ka përmbushur mandatin e tij një dekadë më parë dhe dëshmia më e mirë për këtë është ndërtimi i i suksesshëm i shtetit dhe paqes në shtet. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në vendin tonë, njësoj sikurse në vendet e tjera”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.
We welcome the decision of @UN -SC to reduce periodical meetings on @UNMIKosovo.This mission has fulfilled its mandate a decade ago & Kosovo’s successful peace/state-building is best testimony. #Kosovo should be at the UN so UN can play a new role in🇽🇰,same as in other countries
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 9, 2019
Këshilli i Sigurimit mori vendim që katër mbledhje në vit për Kosovën janë të tepërta, duke pasur parasysh që situate në Kosovë është e qetë.
Presioni për reduktimin e mbledhjeve erdhi nga ana e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u kundërshtua ashpër nga Rusia dhe Serbia. /Telegrafi/