Nënshkrimin e marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë përshëndetur edhe zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve.
“Lajme të shkëlqyera nga Munihu, ku presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq bien dakord për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit Richard Grenell dhe Ambasadës amerikane në Kosovë për mbështetjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është një hap më afër një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë nga të dyja vendet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
Great news from #Munich, as President @HashimThaciRKS and @avucic agree on railways and highways between #Kosovo and #Serbia. Thankful to @RichardGrenell and @USAmbKosovo for supporting the deal. This is a step closer to a final agreement for mutual recognition b/w two countries
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 14, 2020