Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot për takime me strukturat dhe përkrahësit e PDK-së në Shtime dhe në Viti.
Në këto takime, Hoxhaj i ka falënderuar pjesëmarrësit për përkrahjen, ndërkohë që ka folur për programin e Fillimit të Ri me PDK-në dhe partnerët.
Ai ka thënë se koalicioni parazgjedhor i PDK-së me partnerë është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike.
Këto vendime, ka thënë Hoxhaj, do ta përmbyllin shtetndërtimin, do ta kompletojnë sovranitetin dhe do ta zhvillojnë Kosovën në të gjitha fushat.
“Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me partner është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. Këto vendime do ta ta përmbyllin shtetndërtimin, do ta kompletojnë sovranitetin, do të krijojnë vende të reja të punës me zhvillimin e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, si dhe duke sjellë investime të huaja direkte dhe reforma buxhetore dhe fiskale”, ka deklaruar Hoxhaj para përkrahësve të PDK-së.
Ai ka thënë se ky është edhe prioriteti madhor i PDK-së, që ta zhvillojë vendin dhe ta përmbyllë me sukses procesin e shtetndërtimit./Telegrafi/