Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, tha se kjo masakër, ndër më të rëndat në Kosovë është një tjetër dëshmi e gjenocidit të ushtruar mbi popullin tonë.
Hoxhaj në një postim në Facebook ka përkujtuar 98 viktimat e kësaj masakre, të cilët u ekzekutuan nga dora vrastare e okupatorit serb.
“Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për secilën viktimë të këtij gjenocidi të pamëshirshëm, derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët, derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/