Site icon Telegrafi

Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit: Serbia historikisht nuk ka qenë kurrë për marrëveshje paqësore

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se duhet të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA-ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën, por me këtë propozim të tij nuk është pajtuar fare, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i Bashkimit Evropian duhet të përfundojë me një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve dhe njohje reciproke”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Serbia historikisht nuk ka qenë për marrëveshje paqësore dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht”, shkroi Hoxha në një tjetër postim tjetër të tij.

Exit mobile version