Site icon Telegrafi

Hoxhaj përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet e 25 qershorit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë sot se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zotohet se do të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh ndërmjet dy vendeve.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, Hoxhaj e ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve evropiane për organizim të demokratik të zgjedhjeve.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet dhe zotohet të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova mirëpret rezultatin e dalë me votën demokratike të qytetarëve dhe do të punojë edhe më shumë për thellim të bashkëpunimit dhe projekte konkrete ndërshtetërore në mënyrë që të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për afrimin edhe më të madh të shoqërive të dy vendeve tona”, ka thënë ai.

Exit mobile version