Telegrafi

Hoxhaj përgëzon Guterres, për zgjedhjen e tij Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar diplomatin portugez, Antonio Guterres me rastin e zgjedhjes së tij Sekretar të Përgjithshëm i OKB-së.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj e ka quajtur lajm të mirë për botën zgjedhjen e tij.

“Urime Guterres për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm. Një lajmë i mirë për OKB-në dhe botën”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj e ka takuar disa herë Guterres, ndërsa portugezi njihet për deklaratat e tij pro Kosovës, veçmas mbështetjen për intervenimin e NATO-së. /Telegrafi/